Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



 
   
 
 
           

butonkater1

Butonkater3
butonkater2

 

Parashikimi i motit

Kliko këtu

për parashikimin e motit

për Komunën Petrelë


Mirësevini në Petrelë

Gjatë gjithë jetës time në Petrelë, gjithmonë e kam ditur se është një vend përrallor, por e ndieja që duhej dikush apo diçka që ti nxirrte më në pah vlerat e saj. Ishte si një thirrje e brendshme që më shtynte të bëja diçka rreth këtij vendi. Duhej pikërisht një guidë e cila do ta promovonte këtë vend dhe vlerat e tij në mbarë Shqipërinë, e për këtë arsye, mora iniciativën të bëja një guidë turistike rreth Petrelës dhe shpresoj t’ia kem arritur qëllimit. Petrela është vendlindja ime, dhe besomëni, nuk ka gjë më të bukur se të shkruash për vendin tënd të lindjes, duke kontribuar sadopak me dijen dhe kulturën tonë krejt inferiore ndaj madhështisë së këtij vendi.

Petrela, ky vend në periferi të Tiranës, është ndoshta vendi ideal ku çdo njeri mund të shijojë natyrën, ajrin e pastër dhe gjelbërimin e pafund që të tërheq pa masë dhe të fton të bëhesh pjesë e tij. Madhështore dhe tepër krenare ngrihet Petrela mbi një kodër të lartë që e bën atë të ndihet mëse e sigurtë.
Bimësia e dendur, cicërimat e zogjve, lumi gjarpërues, sistemi rrugor i asfaltuar, rrugicat prej kalldrëmi, zërat gazmorë të fëmijëve, kalaja shekullore, tradita mikpritëse e bëjnë këtë vend unik më të preferuarin në Shqipëri.

Një vend i përkryer, ku e reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalia ndërthuren dhe dinë të bashkëjetojnë shume mirë me njëra tjetrën. Një vend i cili e shfaq magjinë e tij në të katër stinët e vitit duke na treguar se në çdo periudhë, ajo mbart vlera të rralla që të tërheqin dhe të shtyjnë ta vizitosh atë në çdo kohë. Në një mjedis të tillë, njeriu ndjen se Shqipëria është me të vërtetë e bukur, se jeta është mjaft e çmuar dhe se në asnjë moment nuk duhet të lejojmë që këto çaste të na ikin nga duart, prandaj ju ftoj të gjithëve, që këtë dëshirë ta bëjmë realitet

 
 

 

 

 

PLANET RREGULLUESE

TË KOMUNËS PETRELË

Këtu do të gjeni planin rregullues të Komunës Petrelë. Klikoni këtu (faqja Plani i Zhvillimit të Territorit) për të shkarkuar planet apo për t'i parë ato në një faqe tjetër të adresës së komunës në internet.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Planifikimin e Territorit dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Komuna Petrelë boton në faqen e saj zyrtare planet e përgjithshme vendore dhe planet e detajuara vendore me anekset e tyre përkatëse.

MIRATIMI I PPV-së

Po në faqen 'Plani i Zhvillimit të Territorit' do të gjeni vendimet e KKT-së për miratimin e PPV-së dhe instrumenteve vendore përkatëse të Komunës Petrelë, si më poshtë.

  1. Mbi Miratimin e Planit te Pergjithshem Vendore dhe Rregulloren(Dokument Nr. 33, Date 10-12-2012)
  2. Miratimi i Instrumentit te Pergjithshem Vendor nga KKT-ja(Dokument Nr. 19, Date 10-5-2013
  3. Politika dhe Analiza e Thelluar e Zhvillimit - Miratuar
  4. Rregullore e Planit te Pergjithshem - Miratuar

Vini re: Skedarët janë në format PDF dhe hapen me programin Adobe Reader, të cilin mund ta shkarkoni falas këtu.

Planet e detajuara vendore

PLANET E DETAJUARA VENDORE

 


Plani i Faqes Web i Komunës Petrelë

Komuna Petrela Urbanistika Turizni
Kryetari Historiku Studimi rajonal mjedisor Informacione të përgjithshme
Këshilli Trashëgimia kulturore Plani i zhvillimit të territorit Atraksione
Struktura Pozita gjeografike Infrastruktura publike Hotele, restorante
Rregullore e brendshme Demografia Investimet e kryera Kalendari i aktiviteteve
Vizioni dhe Strategjia Arsimi Projektet e reja Harta e komunës
Buxheti Harta Rregullorja Promovimi i Petrelës
Tatimet   Formularë Video
Ndihma ekonomike   Njoftime  

- Kthehu në krye -

 

 

Rregullorja

 

 
           
      Design nga Komuna Petrelë